Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit Artur Malaj kalon Vettingun

schedule13:24 - 3 Gusht, 2018

schedule 13:24 - 3 Gusht, 2018

Pas seancës dëgjimore të zhvilluar disa ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, Artur Malaj. Në pritje të vendimit të KPK është edhe prokurori i Apelit të Shkodrës, Arben Dollapaj, i cili ka kaluar me sukses tri shtyllat bazë, si pasuria, profesioanalizmi dhe morali.

Një tjetër magjistrat kalon me sukses filtrat e Vetting-ut.

Genta Tafa Bungo, relatore e KPK: “Vendoset konfirmimi në detyrë i zotit Artur Malaj”.

Artur Malaj, Gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, kandidon për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Në fund të procesit Malaj theksoi se do të vijojë punën me të njëjtin seriozitet.

Artur Malaj, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë: “S’kam asnjë koment përveç asaj që tha komisioni për rikualifikimin, thjesht më mbetet ta falenderoj për punën e bërë dhe të vazhdoj detyrën ashtu siç e kam vazhduar dhe më parë.”

Më 31 korrik, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurisë dhe Kofliktit të Interesit kishte relatuar se pasuria e Artur Malaj është deklaruar e saktë. Gjyqtari kishte dy troje të përfituar me ligjin 7501 në Llakatund, Vlorë, një apartament në kryeqytet, garazh dhe një automjet. Ndonëse konstatoi disa parregullsi në shuma të papërfillshme, KPK vlerësoi si të deklaruar saktë ndër vite dhe të justifikuara edhe tre llogari të bashkëshortes së tij, gati 200 mijë euro në total, të pëfituara nga puna e saj si notere. Gjithashtu, Komisioni rrëzoi raportin e DSIK për papërshtatshmëri të gjyqtarit, duke vlerësuar se raporti i përcjellë ishte i pasaktë dhe i pabazuar në prova.

Më herët para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për seancë dëgjimore doli prokurori i Apelit të Shkodrës Arben Dollapaj. Në raportin e ILDKPKI, konstatohet se deklarimi i Dollapajt është i saktë, në përputhje me ligjin e nuk ka deklarim të rremë.

Arben Dollapaj, prokurori i Apelit të Shkodrës: “Nuk dua të intimidoj procesin pas trupa gjyqësore është tërhequr për të marrë vendim.”

Magjistrati ka të regjistruar në emër të pridërve të tij një apartament në Barjam Curri, 76 m2, një shtëpi banimi 112 m2 në vlerën 9 milionë lekë pranë njësisë administrative nr.5, Tiranë. Komisioni vërejti disa pasaktësi në regjistrimin e banesës në kryeqytet, pasi ishte bërë një kat shtesë, ku pronar rezulton edhe vëllai i prokurorit Dollapj. Por vetë prokurori pohoi se paratë për shtetën ia ka dhënë kunati i tij që jeton në Amerikë në vitin 2010 në shumën e 25 mijë dollarëve.

Për figurën, DSIK në raportin e tij, e konsideron të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës, pasi nuk ka kontakte me persona të inkriminuar. Sa i takon aspektit profesional, prokurori Arben Dollapaj vlerësohet se ka aftësi në interpretimin e zbatimin e ligjit, si edhe aftësi të mira drejtuese e organizative. Vendimi prokurorin e Apelit të Shkodës do të jepet më 6 gusht ora 09:30./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!