Gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri, kërkon lirinë

schedule16:25 - 21 Nëntor, 2017

schedule 16:25 - 21 Nëntor, 2017

Shkëlqim Miri, gjyqtari i pezulluar i Apelit të Tiranës, i arrestuar në 10 nëntor për akuzën e “korrupsionit” kërkon të dalë nga qelia. Ai ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda që caktoi për të “arrest në burg”. Në ankimim Miri këmbëngul në mohimin e akuzës. Prokuroria për Krimet e Rënda ka ngritur dyshimet se gjyqtari ka marrë një rryshfet prej 30 mijë euro në këmbim të një vendimi të favorshëm ndaj Gentian Dodës. Treshja e gjyqtarëve ku ishte anëtar i dyshuari Miri, la në fuqi një vendim të Gjykatës së Matit e cila kishte ndryshuar kualifikimin e akuzës ndaj Dodës për një ngjarje të vitit 1997 nga “vrasje me dashje” në “plagosje të rëndë”, me pasojë vdekjen. Gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij, me leje të gjykatës, policia gjeti dhe sekuestroi gati 30 milionë lekë të reja./abcnews.al