Gjyqtari i Apelit për Krimet e Rënda kalon me sukses Vettingun

schedule10:59 - 20 Maj, 2019

schedule 10:59 - 20 Maj, 2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Sokol Binaj, gjyqtar në Apelin e Krimeve të Rënda. Sipas komisionit, Binaj kaloi me sukses tre kriteret e rivlerësimit.

Sipas raportit të ILDKP-së, gjyqtari i justifikon të ardhurat e tij dhe ka bërë deklarimin e saktë të pasurisë. Sokol Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dosjen Izet Haxhia, truproja e ish-kryeministrit Berisha.

Gjyqtari ka qenë përcaktuar me short për dosjen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Gjithashtu, Sokol Binaj ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë, bashkëshortes së tij, koordinatores për mediat në Prokurorinë e Përgjithshme, iu dogj makina dhe dyshimet e para lidhen me detyrën që ka gjyqtari Binaj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!