“Gjyqtarët të ndëshkojnë zjarrvënësit”, Rama përgëzon policinë për arrestimet pas zjarrit në Laç

schedule16:01 - 23 Gusht, 2023

schedule 16:01 - 23 Gusht, 2023

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar punën e Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile për punën e bërë gjatë sezonit veror. Kreu i qeverisë shpreh vlerësime për punën e policisë në arrestimin e personave që kanë ndezur zjarre duke shkaktuar vatra të mëdha, duke rrezikuar edhe banesat.

Gjithashtu Rama bën thirrje që të raste të tilla të çohen pas hekurave dhe se përgjegjësit e këtyre krimeve duhet të ndëshkohen. Rama falenderon gjithashtu edhe punën e trupave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të cilët kanë rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik.

Postimi i kryeministrit Rama:

Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit që këtë verë u është qepur këmba-këmbës zjarrvënësve, duke arritur t’i kapë dhe çojë prapa hekurave, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç, për të cilët përsëris, si për gjithë të arrestuarit e tjerë, apelin në adresë të gjykatësve në rrethe, që të mos vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër të mosndëshkimit të një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg?

???‍??‍?Një falënderim i përsëritur për trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila e ka rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik, duke e mbrojtur me profesionalizëm e shpirt sakrifice pasurinë e paçmueshme natyrore dhe ulur në mënyrë të konsiderueshme dëmet potenciale të këtyre krimeve të neveritshme në verbërinë, shpirtligësinë, marrëzinë e tyre?
#VetëmPërpara➡️??

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!