40 persona janë kërkuar nga Prokuroria e Posacme që të thirren si deshmitarë në procesin gjyqsorë “Metamorfoza”, për fraksionin e krimeve të rënda. Këta persona do te merren në pyetje në cilësinë e personave që kamë dijeni, konkretisht për vrasjen e Gjin Boricit dhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes ndaj Kleanthi Musabelli, brenda kuadrit të një grupi të strukturuar kriminal.
Seanca është shoqëruar me debate mes avokatëve të biznesmenit Pellumb Gjoka dhe prokurorëve të SPAK, veçanërisht për mos përputhjen mes orarit të bisedave të regjistruara në Sky ECC dhe orarit të vrasjes së Gjin Boriçit në gusht të vitit 2020. Në seance Arben Kraja, përfaqësues i SPAK-ut, deklaroi se orari i regjistrimeve të Sky ECC nuk përkon me orën lokale të ngjarjes.
Seanca u shty pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me përmbajtjen e provave.
Përveç Pellumb Gjokës, në këtë proces gjykohen edhe Behar Bajrovic dhe Edmond Preka. Procesi po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, ndryshe nga faza e mëparshme e dosjes “Metamorfoza”, që u zhvillua me gjykim të shkurtuar për krime të lehta.
Më 18 nëntor 2025, për 5 të pandehurit Behar Brajoviç, Edmond Preka, Astmer Bilali, ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-drejtorin e njësisë së Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, gjykata dha në total 26.6 vjet burg nga 34 vjet që kishte kërkuar SPAK. Konkretisht ndaj Behar Brajoviç gjykata vendisi denim me 8 vjet e 8 muaj burgim; ndaj Edmond Prekës 7 vjet heqje lirie dhe për Astmer Bilalin u caktua masa përfundimtare 5 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa Ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-kreu i njësisë Operacionale, Oltion Bistri përfituan lirim të menjëhershëm, pasi dënimi i dhënë nga gjykata është më i vogël se sa koha që ata kanë kaluar në paraburgim.


