Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për ish-krerët e UÇK/ Muça: Kurtit nuk i intereson të merret me Specialen. Abazi: Serbia ka plan të qartë

schedule20:41 - 3 Mars, 2026

schedule 20:41 - 3 Mars, 2026

Gazetari Flogert Muça dhe Haki Abazi kanë ngritur kritika të forta ndaj qasjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me Gjykatën Speciale dhe raportet politike në rajon. Të ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ata folën për mungesën e mbështetjes ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, raportet me aleatët ndërkombëtarë si dhe ndikimin e kësaj çështjeje në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri.

Sipas gazetarit Flogert Muça, gjashtë komandantë të akuzuar ndër vite janë përballur me largimin e avokatëve më të mirë për shkak të pamundësisë financiare, ndërsa akuzoi Kurtin për qëndrim të dyfishtë ndaj Gjykatës Speciale.

“Për 6 komandantët në gjashtë vjet u kanë ikur avokatët më të mirë, sepse nuk kanë pasur të paguajnë. Albin Kurti dhe këtë e thonë njerëzit e tij, por nuk e bëjnë, Kurti është sovranisti përballë amerikanëve, por kur vjen puna te ndërhyrja te kjo gjykatë, thotë që nuk kemi se çfarë t’u bëjmë aleatëve. Kjo është mungesa e sinqeritetit. Kanë patur gjithë kohën e Perëndisë për të marrë masa ndaj komandantëve dhe pasi u bënë zgjedhjet votuan draft rezolutën”, Flogert Muça.



Nga ana tjetër, Haki Abazi deklaroi se Kurti nuk ka treguar interes për t’u marrë me çështjen e gjykatës dhe as për të riformatuar raportet politike me faktorë të tjerë në rajon, përfshirë raportin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Sipas tij, kjo ka sjellë ftohje në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Abazi paralajmëroi gjithashtu se Serbia ka një plan të qartë për të kapitalizuar çdo vendim dënues ndaj ish-krerëve, duke e përdorur atë në funksion të interesave të saj politike dhe diplomatike.

“Kurti nuk është i interesuar që të merret me gjykatën dhe nuk qenë i interesuar që të krijojë një rifomësim të partive që janë afër Edi Ramës. Këtu gjendet përgjigjja pse raporti Rama-Kurti ka sjellë ftohje të Shqipëri-Kosovë. Unë mendoj që Serbia ka plan të saktë se si do e kapitalizojë ndjesinë që secili prej njerëzve prej këtyre katër krerëve do dënohet, do e apelojë duke përdorur këtë vendim. Serbia ka krijuar leva për të kapitalizuar. Ne jemi duke tentuar që të qartësojmë mjegullën e krijuar në 1999-ën dhe kjo për Serbinë është një fitore”, u shpreh Abazi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!