Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për dosjen 5D/ Procesi për ish drejtorët e bashkisë, dëgjohen disa dëshmitarë

schedule11:53 - 25 Shtator, 2025

schedule 11:53 - 25 Shtator, 2025

Në procesin per dosjen 5D ku po gjykohen ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës jane thirrur disa dëshmitarë.

Mes tyre, janë thirrur Belind Këlliçi, Arbjan Mazniku, Dritan Kadiu, apo edhe Gazment Haxhia.

Belind Këlliçi i është përgjigur pyetjeve të Ardian lekës, avokatit të Mariglen Qatos, se ku e gjeti informacionin për aferat korruptive.



Këlliçi ka deklaruar se i vijnë shpesh informacione, që në disa raste kanë rezultuar edhe të pavërteta.

Ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Sipas hetimeve, bëhet fjale për të pakten 11 procedura tenderimi në shkelje të ligjit në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri vitin 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!