Gjyqi për “detin” në Hagë zgjat 3-5 vite, profesori grek: Hapat e radhës që do të ndjekin dy vendet

schedule23:10 - 21 Tetor, 2020

schedule 23:10 - 21 Tetor, 2020

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord se kufirin detar do ta ndajnë në Gjykatën e Hagës, pasi negociatat mes tyre nuk dhanë asnjë fryt. Por sa mund të shkojë procesi i gjyqit në Hagë? Mediat greke shkruajnë se gjyqi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë pritet të zgjasë 3 deri në 5 vjet.

Profesori i Asociuar i së Drejtës Ndërkombëtare dhe Politikës së Jashtme në Universitetin Panteion, Angelos Syrigos ka skanuar paktin mes dy vendeve dhe arsyet përse iu drejtuan Hagës.

Ai thotë se me këtë lëvizje, Athina tregon se kërkon të mbyllë çështjet e pazgjidhura me fqinjët e saj në një kontekst të ligjshmërisë ndërkombëtare. Por cili është hapi i radhës tani?

Të dy palët nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, të quajtur kompromis në gjuhën e gjykatës, në të cilën ata përcaktojnë lëndën e mosmarrëveshjes, pra atë mbi të cilën do të vendosë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe fushën në të cilën do të zhvillohet demarkacioni.

 Nga sa mund ta imagjinojmë do të jetë një kufi i vetëm detar që përfshin shelfin kontinental dhe EEZ.

Marrëveshja është, pa ekzagjerim, një model i demarkacionit detar, ku të dy vendet mund të jenë plotësisht të kënaqur me rezultatin përfundimtar dhe të barabartë“, shpjegon profesori i Politikës së Jashtme dhe së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin Panteion, Angelos Syrigos.

Më tej, ai thotë se zhvillimi i ri është gjithashtu një mesazh për Ankaranë në lidhje me modelin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve nga pala greke. “Unë mendoj se do të ishte mesazhi i tretë që Greqia i dërgon Turqisë.

 E para ishte nënshkrimi i marrëveshjes me Italinë, e dyta ishte marrëveshja me Egjiptin, e treta tani është marrëveshja me Shqipërinë. Për më tepër sepse në zonë ka shumë ishuj” tha Syrigos./ db/Abcnews.al