“Po e them për herë të parë”, Meta sulmon Bashën për paktin e detit me Greqinë: Bëri dopio lojë

schedule21:46 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 21:46 - 2 Dhjetor, 2021

Përplasja me kryetarin e PD-së ka bërë që Ilir Meta të hapë “dosjet e vjetra” kundër Lulzim Bashës të cilin mbrëmjen e sotme nga “ABC” e akuzoi për paktin e detit me Greqinë që firmosi në Prill të vitit 2009, që më pas e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Kreu i shtetit tha se Lulzim Basha asokohe kur ishte ministër i Jashtëm bëri lojë të dyfishtë.

Unë nuk i nxjerr thikën njeriu, po të jetë për të goditur e godas përballë dhe nuk i kam ikur kurrë ballafaqimit as me Fatos Nanon, as me Berishën apo Ramën. Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar.

Më dëgjo me vëmendje, se është një person, nuk e kam thënë më parë, por jam i detyruar se po e tepron më shumë sesa duhet, se është një person, që mban përgjegjësi të veçantë për lojën që bëri për marrëveshjen e detit me Greqinë, se ishte ministër i Jashtëm dhe ishte përgjegjësi e tij që ajo të bëhej në përputhje me Kushtetutën dhe të ishte e suksesshme dhe jo të shmangte presidentin për të bërë dopio lojë, nga njëra gjoja po e bëjmë dhe firmosim dhe nga ana tjetër…Çdo njeri duhet t’i dalë për zot detyrës së vet” tha ai.

Por nuk u mjaftua me kaq. Ilir Meta me një gjuhë të koduar e kërcënoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. “Më fal por nuk dua të them gjëra të tjera, por këto janë gjëra që implikojnë një shtet të tërë në marrëveshjet ndërkombëtare. Unë flas me të vërtetën, nuk po vazhdoj sepse jam i kujdesshëm, edhe kur bëje sikur nxehem e bëj për të tërhequr vëmendjen se këtu ka ca gjëra nuk është kaq e thjeshtë” tha ai./ db/Abcnews.al