Skënderbeu shpreson në përgjysmimin e dënimit të UEFA-s nga Gjykata Federale në Zvicër. Klubi shqiptar beson se me ndihmën e avokatëve, përjashtimi nga Europa të zbresë në 3 vjet
Edhe ata vetë e kuptojnë se nuk mund të ketë pafajësi. Pavarësisht se presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka këmbëngulur vazhdimisht se klubi i tij është pa njollë, sërish nuk pritet që Gjykata Federale në Zvicër t’ia heqë plotësisht dënimin e dhënë nga UEFA.
Burime pranë numrit 1 të korçarëve, bëjnë me dijë për televizionin se objektivi më i mundshëm është ulja e dënimit, më saktë përgjysmimi i tij. Skënderbeut aktualisht i kanë mbetur edhe 7 vite, por me gjasë, duke u kualifikuar edhe këtë vit për në Ligën e Europës, t’i mbeten 6 vjet për t’u shlyer.
Kjo do të thotë që shpresa të jetë që Gjykata zvicerane ta zbresë dënimin në 3 sezone. Skënderbeu u dënua fillimisht nga UEFA me 10 vjet përjashtim nga kupat e Europës, dhe me 1 milionë euro gjobë, me akuza për manipulim të rezultateve në Champions dhe në Ligën e Europës, në turet eliminatore dhe në fazën e grupeve.
Takaj shpreson që gjykata në Zvicër të heqë edhe gjobën financiare. Ish-kampionia e Shqipërisë mbetet e vetmja skuadër shqiptare që ka arritur në fazën e grupeve në një kompeticion të UEFA-s, saktësisht dy herë në Ligën e Europës. /abcnews.al