Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka munguar në seancën e parë te themelit të mbajtur të hënë në Gjykatën e Posacme, në ngarkim të tijë, bashkëshortes Ajola Xoxa si dhe 28 të pandehurve të tjerë, biznesmenë dhe kompani.
Pretendimi i Veliajt ishte se nuk është njoftuar dhe se ai ende ska bërë seancën paraprake dhe nuk është njohur me aktet hetimore. E pranishme e vetme si avokate për Erion Veliajn ishte e caktuara kryeisht nga Gjykata Valentina Teodoresku.
Nga ana tjetër Prokurori Ols Dado e mohoi pretendimin e kryebashkiakut dhe tha se qëndrimi i SPAK nuk ndryshon.
As Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt nuk është paraqitur në GJKKO për gjyqin. Ajo ka dërguar në sallë avokatin Maks Haxhia.
Seanca u ndërpre për shkak se disa prej biznesmenëve të përfshirë në këtë gjyq, munguan bashkë me avokatët e tyre mbrojtës.
Me vendim të gjykatës seanca e radhës për Veliajn do të mbahet më 24 Mars. Mbetet për tu parë nëse kryebashkikaku do te pranojë rë vijë në seancë pas njohjes edhe me aktete hetimore.
Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025. SPAK e dyshon Veliajn për disa vepra penale të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje e sendeve te paligjshme ne qeli.
Sipas spak Veliaj, ndërtoi një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj.


