Gjyqi ndaj Tahirit, prokuroria kërkon 12 vjet burg për ish ministrin

schedule16:40 - 10 Shtator, 2019

schedule 16:40 - 10 Shtator, 2019

Prokuroria e krimeve të rënda kërkon dënimin me 8 vite burg për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri për trafikim droge. Vetë Tahiri me prova dhe dokumenta gjatë seancës i hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij. Vendimi i gjykatës për Saimir Tahirin do të jepet në 19 shtator.

Disa nga provat më të forta me të cilat Saimir Tahiri e kundërshtoi organin e akuzës gjate seancës ishte e-maili që Gjergj Kohila, asokohe shef i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Policinë e Vlorës, i ka dërguar më 29 prill 2017  prokurorit Dritan Prençi ku e vë në dijeni për kultivim dhe trafikim të narkotikëve nga grupi i Habilajve. Por procedimi është regjistruar 6 muaj më vonë. Një tjetër fakt i paraqitur nga ish ministri ka të bejë me radarët dhe ndalimin në Itali të peshkarexhës “Fatma”. Sipas Tahirit prokuroria nuk ka hetaur as  kush ka qenë atë natë në turn dhe në fashikujt e organit te akuizes ekzistojnë faktet se radari ishte në punë. Tahiri u ndal gjithashtu tek përgjimi midis një personi të paidentifikuar dhe Meridjan Sulajt, ku ky i fundit nuk e di as çfare posti mban Saimir Tahiri.

Ish ministri e quajti këtë proces te pabazuar në prova, ndërsa aludoi edhe për sulm politik ndaj tij.

Ish- ministri i Brendshëm u akuzua nga prokuroria për 4 episode të trafikimit të lëndëve narkotikë. Gjatë mbrojtes, Tahiri u shpreh se në 3 episodet e para Jaeld Çela ska qenë fare polic në Vlorë. Ndërsa Gjergj Kohila ska qëne tëk asnjëri nga episodet për të cilet akuzohet. Sipas Tahirit në kohën kur është regjistruar episodi i parë, ai kishte vetëm 29 ditë në detyrën e ministrit. Gjithashtu sipas Tahirit procedimet penale për grupin e Habilajve kanë nisur nga policët që akuzohen bashkë me të.

Tahiri e quan gënjeshtër pretendimin e prokurorisë për lidhjet e tij me Moisi Habilajn

Pas paraqitjes së gjithë fakteve dhe provave para gjykatës në dalje nga seanca ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u drejtoi një kërkesë të gjithë shqiptarëve.

Prokuroria për Krime të Rënda kishte ngritur 3 akuza për ish ministrin dhe Jaeld Çelen ish drejtorin e policisë së Vlorës. Tahiri akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të stukturuar kriminal, grup i struktuara kriminal dhe kryerje e veprave penale në kuadër të grupit kriminal. Gjykata për krimet të rënda e përfaqësuar nga Ardit Mustafaj, Flora Hajradini dhe Irena Gjoka, do të japë vendimin për Ish-Ministirn Saimir Tahiri më 19 Shtator.

Gazetare: Glidona Daci

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!