Gjyqi me Barcelonën, Neymar merr vendimin

schedule10:51 - 26 Shtator, 2019

schedule 10:51 - 26 Shtator, 2019

Neymar dhe Barcelona nesër do të përballen në gjyq. Sulmuesi brazilian ka pretendimet e tij në lidhje me një bonus që duhet të merrte në momentin e rinovimit të kontratës, para se të transferohej te PSG për shumën e 223 milionë eurove.

Pikërisht kjo kërkesë e Neymar ka bërë që shumë tifozët të katalanasve të mos e duan më në ekip brazilianin. Ata e shohin absurde që një lojtar i cili ka hedhur klubin në gjyq të rikthehet sërish. Ndoshta një tërheqje nga kërkesa e bërë do të hapte sërish rrugën që sulmuesi të firmosë verën e ardhshme.

Për të mbetur te gjyqi, El Chiringuito raporton se Neymar nuk do të jetë nesër në sallën e gjyqit. Braziliani do të përfaqësohet nga menaxheri i tij dhe avokati, që do të nisin duelin ligjor me Barcelonën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!