“Babalja”/ Gjyqi në Apel, Salianji: Si ka mundësi që e kam organizuar unë një kallëzim të rremë me persona që s’i njoh?

schedule12:21 - 20 Shtator, 2024

schedule 12:21 - 20 Shtator, 2024

Ka nisur këtë të premte seanca gjyqësore në Apelin e Përgjithshëm për deputetin Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”.

Gjatë fjalës së tij në seancë Salianji ka thënë se ka bërë denoncime të ndryshme për funksionare të lartë.

Vetë Salianji është shprehur: “Unë jam këtu sepse viktimës i është dëmtuar reputacioni. Ne kemi nxjerrë dokumentin të gjykatës italiane ku kemi thënë që Geron Xhafa eshtë i dënuar në Itali për trafik droge, dhe vallai i tij është ministër i brendshëm. Në tetor me vjen një gazetar dhe më thotë që kam bërë nje investigim për një person të fuqishëm që është Geron Xhafaj dhe rezulton i përfshirë në trafikun e drogës dhe me tha a keni ju mundësi ta publikoni nëse media që unë punoj nuk e publikon. Ku hy unë këtu, se nuk e kuptoj. Nuk ka kallëzim, ca vepre është ajo që jam dënuar unë, kallëzim publik. Denoncimi është bërë në 14.5.2018 dhe ne e kemi peshuar gjate. Kemi patur grup juristësh që ne e kemi patur audio përgjimin që në tetor 2017. Si ka mundësi që për një denoncim që ne kemi bërë publikisht nuk ka reaguar asnjë për tre dite rresht. Fredi Alizotin dhe Albert Veliun unë nuk i kam takuar asnjëherë, si ka mundësi që e kam organizuar unë një kallëzim të rremë me dy persona që nuk i njoh. Të gjithë prokurorët e gjyqtarët qe janë marrë me këtë çështje janë shkarkuar nga vetingu. I përdoren dhe i hodhën të gjithë”

Më poshtë ABC News sjell disa nga diskutimet e zhvilluara në seancë;

Në diskutimet e zhvilluara në seancë, gjykata ka theksuar se Fredi Alizoti ka depozituar kërkesë për heqje dorë nga ankimimi.

Gjykata: Fredi Alizoti ka depozituar një kërkesë për heqje dorë nga ankimi me argumentin se ka përfunduar dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë.

Sefa: Ka disa shkelje procedura në këtë vendim

Më tej avokati Sefa është shprehur: Kërkojmë që gjykata e apelit të rrëzojë disa vendime të gjykatës së shkallës së parë që nuk ka pranuar të merren disa dëshmitarë. Ne kërkojmë riçelje të procesit gjyqësor dhe të vijnë të gjithë personat që kemi kërkuar si dëshmitarë në këtë proces. Përfundimisht kërkojmë pafajësinë e Jetmir Olldashit dhe prishjen e vendimit të shkalles së parë. Ose të rigjykojë çështjen dhe të marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët.

Ditën se sotme pritet të jepet vendimit lidhur me këtë dosje. Saliajji dhe avokatët e tij mbrojtës janë të pranishëm. Të pranishëm janë edhe disa deputetë të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se Deputeti i PD Ervin Salianji është dënuar me një vit burg nga shkalla e parë për akuzën e kallëzimit të rreme, ndërsa vendimi është ankimuar në Apel.

/abcnews.al/