Gjyq për 80 mijë euro, Ilir Daja nuk duron më për pagat

schedule08:15 - 4 Shtator, 2020

schedule 08:15 - 4 Shtator, 2020

Flamurtari vitet e fundit ka qenë një nga klubet që më së shumti ka pasur probleme me pagesat. Janë të shumtë lojtarët që për të marrë paratë e tyre u janë drejtuar Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

Arinaldo Rrapaj dhe Lukas Ramos ishin të fundit që dolën lojtarë të lirë dhe iu njoh detyrimi që klubi vlonjat ka ndaj tyre. Tashmë ka qenë radha e trajnerit Ilir Daja për nisur gjyqin.

Tekniku aktual i Partizanit u largua nga Flamurtari verën e vitit 2019 dhe gjatë kohës që ishte në krye të vlonjatëve nuk është paguar rregullisht. “Panorama Sport” raporton se Daja e ka paditur Flamurtarin.

Shuma që ai pret të marrë nga kuqezinjtë nuk është e vogël. Plot 80 mijë euro është shuma që trajneri kryeqytetas nuk e ka marrë gjatë kohës që drejtonte Flamurtarin dhe tani pret vendimin e gjyqit për të marrë atë që i takon. / abcnews.al