Kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti po ndjek numërimin e votimeve në një qendër votimi në Kombinat. Ajo tha për ABC-News se protestat nuk i shkatërruan zgjedhjet. Lidhur me numrin e votave të pavlefshme, Gjylameti tha se është në shifrën normale, duke krahasuar me historikun e zgjedhjeve.
“Edhe për Tiranë kemi pasur një pjesëmarrje të rritur lidhur me atë që kemi patur nëse ndjekim PS-në në vitin 2015 apo qoftë edhe në vitin 2017 dhe përsëri kemi një rritje të konsiderueshme. Ajo që vëmë re se pas një klime politike tejet të nxehu, me thirrje për bllokim, për dhunë e të tëra, qytetarët shqiptarë treguan edhe një herë nëpërmjet kësaj pjesëmarrje shumë të lartë për Tiranën, përtej situatës dhe temperaturave shumë të nxehta, dhe përtej atyre pikave të nxehta që kemi pasur me protesta në Kombinat por edhe nëpër pikat e tjera, pjesëmarrja ka qenë e madhe”./abcnews.al