Gjykatësi federal bllokon urdhrin e Trump kundër qyteteve që ndihmojnë emigrantët

schedule11:24 - 21 Nëntor, 2017

schedule 11:24 - 21 Nëntor, 2017

Urdhëri i presidentit amerikan Donald Trump, për ndërprerjen e fondeve ndaj administratave komunale, që kundërshtojnë burgun apo riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm është bllokuar nga një gjykatës federal.

Gjykatësi federal i San Franciskos Uilliam Orrik ka bllokuar urdhërin e presidentit Donald Trump i cili i pret fondet qyteteve që refuzojnë të aplikojnë normat e ashpra si riatdhetësim apo burg për emigrantët e paligjshëm.

Orik deklaroi se duke refuzuar tezën e administratës Tramp thjesht ka bërë të qartë se kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk mund të vendosë kushte të reja ndaj rregulloreve të miratuara më parë nga kongresi amerikan.

Prokurori i përgjithshëm i San Francisco, Dennis Herrera, e cilësoi vendimin e gjykatësit federal si një fitore të madhe të popullit amerikan dhe në respekt të ligjeve në fuqi. Sipas tij presidenti Tramo mund të shkruajë atë që dëshiron në Tuiter por nuk mund ti japë vetes një pushtet që nuk e ka./abcnews.al