Alda Klosi edhe tre muaj në burg, avokati: E padrejtë, nuk ka prova

schedule12:18 - 3 Gusht, 2023

schedule 12:18 - 3 Gusht, 2023

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-zyrtaren Alda Klosi.

Klosi u arrestua për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi.

Avokati i Klosit, në një komunikim për mediat është shprehur se shtyerja me 3 muaj e hetimit nuk është e ligjshme pas përfundimit të afatit 6 mujor dhe se Prokuroria nuk ka ende asnjë provë të arsyeshme për klienten e tij.

Vazhdon praktika, ‘masë e arrestit me burg, derr sa të gjenden provat kundër’. Ndërkohë duhet të jetë inversi.

Alda Klosi nuk ishte sot prezentë. Ligji procedurial lejon vetëm praninë e avokatit. Vullneti i saj është që duhej të rrëzohej kërkesa e Prokurorisë. Gjashtë muaj kanë kaluar nga urdhri i ndalimit. Ndaj saj duhet të kishte prova, por në rastin konkret nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm” tha fillimisht avokati.

Sa  i përket kërkesës së Klosit se nuk ka kush kujdeset për dy fëmijët e saj dhe nënën e verbër, avokati tha se asnjë nuk po kujdeset tani për ta. Ai shtoi se djali i Klosit ka ndërprerë edhe marrëdhënien me shkollën sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit.

Asnjë nuk po kujdeset. Klosi është e divorcuar. Ka dy fëmijë në ngarkim dhe nënën e verbër. Djali i saj ka lënë edhe shkollën, sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit. Duke para edhe këtë situatë, masa duhet të ishte ndryshuar, por jemi në kushtet kur masa qëndron e njëjtë, gjykata në kundërshtim me ligjin ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të zgjatur më 3 muaj afatin e paraburgimit” shtoi avokati.

Në lidhje me përfshirjen e emrit të Alda Klosit në dosjen e Arben Ahmetaj, avokati theksoi se nga SPAK nuk ka asnjë procedim për klienten e tij.

Në lidhje me qëndrimin për paratë e gjetura Hoxhaj u shpreh se qëndrimi i Klosit është i ditur. Për 130 mijë euro ka dokumenta te ligjshme, siç janë deklaratat noteriale të xhaxhait të saj, i cili tanimë nuk jeton më.

Sa i përket pjesës së tjerë, ai tha se i takon Prokurorisë të zbulojë origjinën, pasi Klosi pretendon se nuk janë të sajat.

Klosit i janë sekuestruar një apartament dhe një garazh në pronësi të saj, pasuri këto, që nuk i kishte të deklaruara. Ndaj saj rëndojnë akuzat për tre vepra penale: për pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!