Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjykata të mbrojë drejtësinë”, Kadri Veseli: Nuk ka asnjë provë që kam kryer ndonjë krim

schedule14:50 - 18 Shkurt, 2026

schedule 14:50 - 18 Shkurt, 2026

HAGË– Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga Haga, i bëri thirrje gjykatës të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanësinë. Ai u shpreh se në të gjithë aktivitetin e tij nuk ka kryer asnjë krim, siç pretendon Prokuroria Speciale.

“Gjykata me çdo kusht duhet të mbrojë drejtësinë, te vërtetën dhe paanësinë.  Kjo nuk është vetëm një detyrë ligjore, është kontributi i madh dhe trashëgimi që do mbetet prej kësaj gjykate.

Ky është dhe shkaku pse iu bashkove mijëra grave dhe burrave, që u rreshtuan në radhët e UCK për lirinë e Kosovës. Kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim, që çdo qytetar të gëzojë drejtësi dhe që bota la njoh të vërtetën për kombin tonë.



Në momentet më të errëta nuk e humba kurrë besimin se e drejta, e vërteta, liria do të triumfonin. Kam besuar se populli i Kosovës, si çdo popull tjetër në botë, kishte të drejtën për të jetuar në liri dhe me dinjitet.

Liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë,. As paqja nuk mund të  ndërtohet mbi krim. Një kauzë e drejtë nuk mund të mbrohet me mjete të padrejta . Dhunë, urrejtja dhe hakmarrja nuk mund të jenë kauzë e drejtë. Pas dekadash hetimesh, nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer ndonjë krim. Nuk u provua asnjë veprim nga ana ime”, tha ai.

Më tej, Veseli tha se:

“Familja ime dhe unë kemi e jetuar nën persekutim të vazhdueshëm të shteti serb. Ky nuk është përshkim abstrakt, ky është një realitet konkret që ka prekur çdo anëtar të familjes time, por dhe mbarë popullit shqiptar”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!