Gjykata sportive nuk kursehet, gjobiten me vlerë monetare disa klube të Serie A

schedule15:25 - 25 Prill, 2023

schedule 15:25 - 25 Prill, 2023

Gjykata sportive pas raundit të 31 të Serie A ka vendosur gjoba për Juventusin, Romën, Sampdorian, Atalanta, Lazio dhe Milan.

Juventus gjobitet me 15 mijë euro për faktin se tifozët e tij, para fillimit të ndeshjes, i drejtohen me kor fyes për gjyqtarin dhe tifozët kundërshtarë.

Roma gjobitet me 10 mijë euro pasi tifozët e tyre hodhën objekte të llojeve të ndryshme në sekotrin e tifozëve kundërshtare, bomba tymuese në ambiente të mbyllura dhe në fushë, të cilat detyruan gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen në minutën e 30-të të pjesës së dytë.

Sampdoria është gjobitur me 8 mijë euro për shkak se tifozët e tyre hedhin tymuese në fushë në fillim të pjesës së dytë, gjë që detyroi gjyqtarin të ndërpresë ndeshjen për disa minuta.

Atalanta gjobitet me 5 mijë euro për shkak se tifozët zikaltër hedhin gota plastike gjysmë të mbushura në fushë gjatë ndeshjes, si dhe për thirrje fyese ndaj trajnerit kudnërshtar.

Milan gjobitet me 5 mijë euro për thirrje territoriale ndaj tifozëve të tjerë para fillimit të ndeshjes./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!