Gjykata sportive, përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Lega Serie A, ka bërë të ditur vendimet në lidhje me dy skuadrat që luajtën dje mes tyre.
Gjobë prej 8 mijë eurosh për Napolin, për shkak se tifozët e tyre, gjatë ndeshjes, kanë hedhur në fushë fishekzjarre, tre bomba tymuese dhe objekte të tjera të llojeve të ndryshme.
Nga ana tjetër, 2000 euro gjobë për Udinesen për shkak se tifozët e tyre, në pjesën e dytë, kënduan një kor ofendues ndaj trajnerit të skuadrës kundërshtare, pra Spallettit./ h.ll/abcnews.al