Avokati Tomë Gashi në një intervistë për News Line me gazetaren Viol Xhafaj tha se Gjykata Speciale ka shumë mangësi. Ai thotë se trupa gjykuese e Gjykatës Speciale nuk mund t’ju referohen dokumentacioneve të Serbisë. Nëse ndodh një gjë e tillë, ai thotë se nuk mund të presim për një vendim të drejtë.
“U munduan të paraqesnin vizionin e tyre dhe me siguri që shënjestër e veçantë janë pjesëtarët e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe tentativa e prokurorisë është minuar nga ekipet mbrojtëse. Nuk ka kurrfarë prove që është përmendur dje nga prokuroria, ka edhe palogjikshmëri të tjera ku prokuroria pretendon se komunikimet e para kanë dalë në 1994 ndërsa periudha e akuzës është në ’99. Bie në kundërshtim me vetveten, janë duke tentuar që të qetësojnë opinionin se sipas tyre janë në gjendje të vërtetojnë fajësinë e të akuzuarve.
Donin të tregonin të bënin një influencë që kanë prova të mjaftueshme dhe donin ta shokonin opinionin vendor dhe ndërkombëtar se për çfarë akuzash po përballen. Ligji për Gjykatën Speciale ka shumë mangësi por më i dëmshmi është që u lejua të përdoret dokumentacioni i ushtrisë së Serbisë. Këto dokumente që merren nga Serbia, duhet që të mos besohen nga trupa sepse janë situata të krijuara nga një palë ndërluftuese. Me dokumentet e Beogradit do të veprojë edhe Gjykata Speciale nuk mund të presim një vendim të drejtë.”, tha ai./abcnews.al