Gjykata Speciale/ Brukseli: Shfuqizimi i ligjit cënon marrëdheniet Kosovë – BE

schedule22:42 - 29 Janar, 2018

schedule 22:42 - 29 Janar, 2018

Zyra e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogherini ka konfirmuar këtë të hënë qëndrimin e Unionit kundër nismës së një grupi deputetësh të Kosovës për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale. Në një prononcim për “Europa e Lirë”, zëdhënësja e zonjës Federica Mogherini, ndonëse nuk ka folur për pasojat që do të kishte një vendim i tillë, ka deklaruar se Brukseli është i qartë në qëndrimin e tij.

Në një reagim më herët gjatë muajit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se çdo përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në. Përfaqësuesit e vendeve të Kuintit paralajmëruan mbështetësit e nismës me masa të ashpra nëse ajo konkretizohet. Në mediat kosovare flitet se zyrtarëve që mbështesin shfuqizimin e ligjit për Specialen do t’u mohohet viza për të udhëtuar në vendet e BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!