Një gjykatë në Arabinë Saudite për herë të parë urdhëroi që një burrë i dënuar për ngacmim seksual do t’i publikohet emri dhe do të turpërohet në publik sipas mediave lokale. Yasser al-Arawi u shpall fajtor në Gjykatën Penale në Medinë për ngacmim seksual ndaj një gruaje duke përdorur fjalë të turpshme. Ai u dënua me 8 muaj burg dhe me një gjobë prej 1,330 dollarësh.
Ligji kundër ngacmimit u ndryshua vitin e kaluar për të lejuar që emrat dhe dënimet e shkelëseve të publikohen në gazetat lokale me shpenzimet e tyre. Gjykatësit u lanë të vendosnin nëse graviteti i krimit dhe ndikimi i tij në shoqëri për të hedhur një hap të tillë. Vendimi u mirëprit nga shumë njerëz në mbretërinë konservative të Gjirit raporton “BBC”.
Ligji që hyri në fuqi në vitin 2018 parashikonte dënim deri në 2 vjet burg dhe një gjobë deri në 27,000 dollarë për ata që gjehen fajtor për aktin e një ngacmimi seksual. Shkelësit e përsëritur do të përballen me një burgim deri në 5 vjet dhe mund të dënohen me një gjobë deri në 80,000 dollarë. Pavarësisht këtyre hapave legale, femrat saudite janë ankuar që autoritetet nuk po bëjnë mjaftueshëm për të ndaluar ngacmimin. / abcnews.al