Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Alfred Belerit që kërkonte leje të të posaçme për tu betuar në këshillin bashkiak të Himarës.
Në një intervistë në “Tirana Live” në “ABC”, ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume foli për çështjen e Fredi Belerit, duke thënë se ngarkesa politike mbetet e lartë.
“Zoti Goro do të ushtrojë detyrën e kryetarit.. Se sa do të vazhdojë kjo situatë, mund të them se do të jetë kështu deri sa të përfundojnë mandati. Ligji nuk parashikon se çfarë mund të ndodhë me atë që ka fituar mandatin, por nuk ka marrë të drejtën për ta ushtruar. Pra mbetet pezull problemi dhe zbatohet kërkesa e ligjit që thotë mandati përfundon kur betohet tjetri. Në kushtet aktuale nuk mund të ketë përsëritje të zgjedhjeve. E gjithë kjo që ka ndodhur dhe ngarkesa politike që ka marrë ky problem e tejkalon situatën”, u shpreh ai.
Gjithashtu gjatë bisedës në studio, Kume nënvizoi edhe disa raste se kur ndërpritet mandati.
“Mandati ndërpritet kur nuk është në Bashkinë ku është zgjedhur, ndërpritet nëse nuk paraqitet 3 muaj në detyrë. Këshillit Bashkiak i lind e drejta të kërkojë ndërprerjen e mandatit. Nëse ai do ta kishte bërë betimin 3 muaj para, ai do të ishte në kushtet për ndërprerjen e mandatit”, tha ndër të tjera Kume. /abcnews.al/