Gjykata pushon padinë kundër Blushit/Ish-financierja kërkoi 1 milion dëmshpërblim

schedule15:20 - 29 Janar, 2018

schedule 15:20 - 29 Janar, 2018

Pesë ditë pasi hoqi dorë nga “LIBRA”, partia në të cilën ishte bashkëthemelues, ish-deputetit Ben Blushi ka shpëtuar edhe nga një përballje gjyqësore.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë një padi civile të ngritur kundër tij nga ish-financierja e LIBRA-s, Ardiana Kalaja.

Padia për shkaktim dëmi ishte regjistruar në gjykatë në qershor 2017, ku palë të padita ishin Partia “Libra” dhe Ben Blushi,  si edhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve si palë e tretë. Përplasj mes ish-administratores Kalaja dhe Partisë e kryetarit lindi pas pretendimeve të saj se ndërkohë që ishte në detyrë, drejtuesit e partisë kishin emëruar dy financierë të tjerë. Për këtë shkak, Kalaja iu drejtua gjykatës, ku ndër të tjera kërkoi edhe 1 milionë lekë të rinj dëshmpërblim mora, 500 mijë lekë nga Ben Blushi dhe 500 mijë lekë nga “Libra”.

Pas gati 10 seancash shqyrtimi gjyqësor, në 25 janar 2018 gjyqtari Juliuan Haxhiu vendosi pushimin e gjykimit. Gjykata ende nuk ka zbardhur arsyetimin e vendimi. Burime pranë gjykatës, konfirmuan për “ABC News” se shkak i pushimit është bërë tërheqja e palës paditëse, ish-financieres Kalaja.

Përplasjet brenda “Libras” u bënë publike në qershor 2016, gjatë fushatës elektorale. Përmes një letre ankesë drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Kalaja pretendonte zëvendësimin e saj të paligjshëm, abuzime të drejtuesve me fondet e partisë, si edhe shkelje të statutit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!