Gjykata pranon kërkesën e 3 gjyqtarëve të Durrësit

schedule16:19 - 9 Korrik, 2019

schedule 16:19 - 9 Korrik, 2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për 3 gjyqtarët e Apelit të Durrësit, të akuzuar për korrupsion. Petrit Çeno, Klinton Saphiu dhe Petraq Dhimitri, e kishin bërë këtë kërkesë në seancën paraprake, por pa e pranuar fajësinë.

Të tre akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të drejtësisë”. Organi i akuzës ka dyshime së 3 gjyqtarët, për të dhënë një vendim në favor të biznesmenit Namik Sadik, kanë përfituar një udhëtim të paguar prej tij, për të parë një ndeshje futbolli në Spanjë. Seanca e radhës do të zhvillohet më 24 Korrik, kur prokuroria do të japë konkluzionet përfundimtare./ABC News Albania 24/7