Lutfi Haziri, nenkryetar i LDK, ka folur lidhur me lirimin e kriminelit dhe terroristit, Milan Radojiçiç.
Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai u shpreh se Serbia tregoi mbështetje ndaj Radojiçiç dhe tani po e strehon.
Sipas Hazirit, ky është një vendim skandaloz, që nuk pritej.
“Në fakt është vendim skandaloz. Pritej më shumë prej Beogradit zyrtar, por për të ndaluar qarkullimin përtej Serbisë, duke e lënë të lirë për të jetuar jetën e tij, në fakt ai është i mbrojtur nga qeveria e Serbisë dhe do të jetë i mbrojtur tanimë dhe si personalitet dhe si grup. Një terrorist që Serbinë e konfirmon jo vetëm si burim dhe inspiruese e grupeve terroriste, por dhe si shtet strehues. Në atë zhurmë, Beogradi është dashur që ta gjej një mënyrë dhe t’i dorëzohet para drejtësisë në Kosovë dhe ndalet drejtësia ndërkombëtare që merret me vepra kundër terrorizmit, ose përmes ndërmjetësimit të Euleksit, ose përmes ndërmjetësimit të faktorëve të tjerë në regjionin tonë. Në raport me Kosovën, ata nuk po mund të pajtohen përkundër një goditje turpëruese që e mori ky grup, i cili u neutralizua dhe iku nga territori i Kosovës duke gjetur strehën në Beograd”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al