Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin për studentët e mjekësisë, Rama: Vendim absurd!

schedule17:59 - 24 Nëntor, 2023

schedule 17:59 - 24 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama, ka folur për pezullimin e ligjit për studentët nga Gjykata Kushtetuese. Rama e quajti absurd pezullimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

“Pezullimi që i bëri gjykata kushtetuese kërkesës absurde për ta hedhur poshtë këtë gjë është absurd. Është absurd. Po e diskutoj thjesht sepse është pezullim. Shkolla e magjistraturës e ka kusht që mund të hysh në shkollë por s’e merr dot diplomën po nuk punove 5 vjet si magjistrat. Ajo është një nga shkollat më të mira të Shqipërisë dhe shpresoj të mos prishet tani me këtë fluksin në rritje”, tha më tej kryeministri Rama.

Gjithashtu Rama i është përgjigjur akuzave se Partia Socialiste mbështet të pasurit, duke thënë se 33 % e buxhetit shkon për mbrojtjen sociale.

Kryeministri Rama u shpreh se mesin e vitit të ardhshëm synohet arritja e pagës 900 euro.

“Në 2024 zbresim borxhin në kufirin e 60% është një zbritje prej thuajse 15 pikësh dhe flet për shëndetin e ekonomisë tonë. E theksoj gjithmonë në raport me të djeshmen. Sfida mbetet se sa duhet të japë ekonomia jonë. Inflacioni me të vërtet në Shqipëri është rritur, por mbetet më i ulët në krahasim me rajonin. Gjithashtu dolëm edhe nga lista gri, kjo erdhi si rezultat i një përpjeke disavjeçare sistematike dhe është shumë e rëndësishme sa i përket lirshmërisë së transaksioneve financiare. Shifra më domethënëse që e përkthen këtë rritje dhe këtë shëndet të ekonomisë tonë, në ekonominë e familjeve është shifra e rritjes së pagave. Buxheti i 2024 ka praktikisht 400 milionë euro vetëm për rritje pagash. Të mos harrojmë që sot vërtet kemi një pagë minimale 400 mijë lekë të vjetra, por për shkak të shëndetit të ekonomisë dhe forcimit të lekut, kemi pagë minimale 400 euro dhe me rritjen që do t’i bëjmë pagave për mjekët e përgjithshëm, mësuesit, infermierët, punonjësit e policisë së shtetit, dhe punonjësit e administratës, në mesin e vitit të ardhshëm do të arrijmë të kemi një pagë mesatare 900 euro. Dhe kjo besoj është një shifër domethënëse për të treguar për atë që është bërë, natyrisht që ambicia është shumë më tepër. Ndërsa 250 milionë euro të tjera shkojnë për pensionet, qoftë për indeksimet qoftë për bonuset e pensionistëve. Shpesh kritikohemi, apo tregohemi si një parti socialiste që ka humbur sensibilitetin ndaj shtresave në nevojë apo qëndron më pranë të pasurve. Por 33 % e buxhetit të shtetit tonë, që mos harrojmë është rritur më shumë se 2 fish nga koha kur morëm detyrën, 33 % shkon për mbrojtje sociale. Që nga pensionistët deri tek bebet e porsalindura.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!