Gjykata Kushtetuese, Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme

schedule08:11 - 15 Nëntor, 2019

schedule 08:11 - 15 Nëntor, 2019

Parlamenti  do të mblidhet st në një seancë të jashtëzakonshme në orën 10:00.  Ky vendim u mor ditën e djeshme, menjëherë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese ndezi debatet mes institucioneve shtetërore KED-Presidencë-Qeveri. Konferenca e Kryetarëve e cila u mbajt dje në mesdite arriti në një rezolutë të posaçme në të cilën do të bazohet sot Kuvendi në seancën e jashtëzakonshme, në të cilën ende nuk dihet konkretisht se çfarë do të vendoset.

Kreu i shtetit dekretoi dje tre anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferrllari, ndërsa Arta Vorpsi u betua si anëtare në noteri duke anashkaluar institucionin e Presidencës.

Ky veprim u interpretua në forma të ndryshme edhe pse Vorpsi  dje u paraqit zyrtarisht në Gjykatës Kushtetuese. /abcnews.al