Gjykata izraelite dënon 3 ushtarë për abuzim me një palestinez

schedule17:53 - 25 Maj, 2023

schedule 17:53 - 25 Maj, 2023

Një gjykatë ushtarake izraelite ka dënuar tre ushtarë për abuzim me një palestinez. Dje, ushtria izraelite njoftoi se ushtarët u dënuan për abuzim, ku njëri prej tyre u dënua për shkak të tejkalimit të kompetencave dhe rrezikimit të jetës së një personi tjetër.

Në deklaratë theksohet se ushtarët gjithashtu u përpoqën të pengonin hetimet për incidentin.

Tre ushtarët, së bashku me një të katërt, morën një palestinez në një vend të largët dhe e lanë atje, thuhet në deklaratë, duke theksuar se gjatë vozitjes, ushtarët kanë abuzuar me të duke ushtruar dhunë.

Dy nga ushtarët u dënuan me 60 ditë burg për abuzim me palestinezin dhe i treti u dënua me 40 ditë pas hekurave për tejkalim të kompetencave, ndërsa gjyqi i ushtarit të katërt është aktualisht në pritje.