Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pezulluar vaksinimin e detyruar kundër Covid apo të testit negativ në kompanitë private me më shumë se 100 nëpunës. Gjykata e Apelit e qarkut të pestë, e përbërë nga një gjyqtar i emëruar nga Ronald Regan, dhe nga dy të tjerë të zgjedhur nga Donald Trump, konfirmoi ndalimin e përkohshëm të këtyre detyrimeve, duke i dhënë një goditje të fortë strategjisë së administratës Biden në luftën kundër pandemisë.
Sipas gjykatës, që ka selinë në New Orleans, detyrimi është shumë i ekzagjeruar dhe nuk merre parasysh ndryshimet mes vendeve të punës. Administrata Biden këmbëngul se në këtë mënyrë mund të frenohet përhapja e virusit, dhe ky vendim gjykate do të kushtojë dhjetëra madje qindra viktima në ditë.
Në vendimin e tij gjykatësi i jep të drejtë atyre që refuzojnë këtë normë të vendosur nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë se dhunon kushtetutën dhe kufizon liritë individuale. Kundër vendimit të administratës amerikane që ka hyrë në fuqi në 4 ëntor, janë shprehur kundër 47 shtete, kompani private, qytetarë dhe organizata fetare të cilët i janë drejtuar gjykatave.
/abcnews.al