Gjykata egjiptiane jep 75 dënime të tjera me vdekje

schedule22:45 - 9 Shtator, 2018

schedule 22:45 - 9 Shtator, 2018

75 dënime me vdekje dhe 47 burgime të përjetshme për pjesëtarët e Vëllazërisë muslimane në Egjipt. Ata u shpallën fajtorë për vrasje në protestat e vitit 2013. Organizata në fjalë konsiderohet e paligjshme.

Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me vdekje 75 pjesëtarë të vëllazërisë muslimane, mes të cilëve dhe liderë të rëndësishëm, për përfshirjen e tyre në një protestë në vitin 2013. Përveç këtyre janë dhënë dhe 47 dënime me burgim të përjetshëm. Një nga këta për kreun e vëllazërisë muslimane, Mohamed Badi, i cili ka dhe disa dënime të tjera me burgim të përjetshëm. Të pandehurit në process, i disati kundër organizatës që tashmë konsiderohet e paligjshme, ishin 739.

Akuzat ishin për vrasje dhe dëmtim të pronës private. Mahmud Abu Zaid, një reporter, u dënua me pesë vjet burg. Protesta në fjalë ishte organizuar në mbështetje të Mohammed Morsi, presidentit të parë të zgjedhur nga populli në vitin 2013, dhe u hoq nga posti një vit më pas nga ushtarët e drejtuar nga presidenti aktual Abdel-Fattah el-Sissi. Gjatë protestës dhe shtypjes së saj me dhunë mbetën të varrë të paktën 600 persona./abcnews.al