Gjykata e Vlorës cakton masën për “buzëderrin”, u arrestua pas lirimit nga amnistia

schedule12:29 - 27 Prill, 2024

schedule 12:29 - 27 Prill, 2024

Nënë masa të rrepta sigurie, të shtunën, Gjykata e vlores ka vleresuar te ligjshem arrestimin e Sokol Sinomatit ndersa i ka caktuar masen e sigurisë “Arrest ne burg me afat 40 dite”.  Ky vendim është dhënë me qëllim pritjen e dokumentacionit të nevojshëm, nga shteti Italian, për procedurat e ekstradimit.

Drejtesia italiane e ka denuar me 12 vjet burg, Sokol Sinomatin, per veprat penale “ organizata kriminale” dhe “ Trafikim ilegal i klandestineve”.

Seanca ndaj tij ka nisur rreth ores 11 të së shtunës, ndersa Sinomati eshte sjelle nen masa te forta sigurie.  Edhe godina e Gjykatës së Vlores eshte blinduar nga forcat e Sigurisë Kombëtare deri në përfundim të seancës e cila zgjati 1 ore e 30 minuta.

Para togave të zeza, Sinomati nuk ka dhene asnje deklarate, por eshte shprehur se eshte dakort me qëndrimet e avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuar se klienti i tyre duhej të njihej me vendimin për

Sokol Sinomati i njohur si “Buzederri”, u arrestua pak orë pasi kishte perfituar nga amnistia penale dhe ishte liruar nga burgu i Fushë Krujës.

Sinomati është babai i të riut Gëzim Sinimati, që u ekzekutua me snajper në janar të këtij viti në Vlorë, atentat ende i pazbardhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!