Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie Redi Popeskun

schedule12:01 - 23 Tetor, 2018

schedule 12:01 - 23 Tetor, 2018

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” biznesmenin Redi Popesku, i arrestuar në fundjavë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 4 tetor në lokalin e tij, në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabiol Gaxha.

Biznesmeni Redi Popesku u arrestua nën dyshimin se ka fshehur një armë zjarri të përdorur në vendin e krimit.

Sot, Prokuroria kërkoi për të masën e sigurisë “arrest me burg”, por gjyqtari Artan Gjermeni, në vlerësim të provave të paraqitura vendosi të lërë nën masën e sigurisë “ arrest shtëpie”, biznesmenin e njohur. Për këtë ngjarje mbeten në kërkim komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata e Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata. Në përfundim të seancës së sotme të vlerësimit të masës së sigurisë, foli avokati i Popeskut. /abcnews.al