Gjykata e Shkodrës liron nga burgu Behar Bajrin

schedule17:00 - 29 Qershor, 2020

schedule 17:00 - 29 Qershor, 2020

Gjykata e Shkodrës këtë të hënë nka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje” për Behar Bajrin, i konsideruar si numri dy i grupit “Bajri”.

Ai është i akuzuar për vrasje dhe është ekstraduar në korrik të 2019 nga Holanda.

LEXO EDHE: Ekstradohet nga Holanda Behar Bajri

Fillimisht SPAK  e shpalli mos kompetencën për dosjen e grupit “Bajri” duke bërë që të bien akuzat për grup i strukturuar kriminal.

Ndërkohë më pas ccështja erdhi në Gjykatën e Shkodrës, ndërsa para një muaji prokurori kërkoi pushimin për dy akuza të vrasjeve dhe gjykata e pranoi.

Vepra e vetme penale që i mbeti është ajo e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, për të cilën u kërkua një muaj shtyrje e afatit, ku dhe është lexuar vendimi i gjykatës. /abcnews.al