Gjykata e Posaçme do të gjykojë vetëm dosjet e “të fortëve”

schedule16:01 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 16:01 - 16 Dhjetor, 2019

Me shkrirjen e Gjykatës së Krimeve të Rënda, të gjitha dosjet e “forta” të drejtësisë do të kalojnë për gjykim në

Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Disa nga çështjet e bujshme që do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme janë edhe dojsa e ish-ministrit të Brendshme, Sajmir Tahiri, grupit të Habilajve dhe Arbër Çekajt.

Gjykatat e Krimeve të Rënda përfundon inventarizimin dhe vendos se cilat nga dosjet do të kalojnë për gjykim në Gjykatën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Disa nga dosjet e bujshme që do të gjykohen nga gjykata e posaçme janë dosja e ish-ministrit Sajmir Tahiri, grupi i Habilajve, Arbër Çekaj.  Mos kompetencë do të shpallet për dosjen në ngarkim të Blerda Janbellit  dhe Kristaq Lecit të akuzuar për vrasjen e Komisarit Artan Cuku.

Pas 14 vitesh beteje për drejtësi, Gjykata e Krimeve të Rënda do të shkrihet. Në vend të saj do të vijojë punën Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Më 19 dhjetor do të betohen para Presidentit 8 prokurorët e SPAK ditë kur Krimet e Rënda do të kenë fundit. Inventarizimi dhe qepja e dosjeve kishte kohë që ka nisur nga puna për të kaluar tek struktura e re.

Gjykatat e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka ndarë të gjitha dosjet që kishte në gjykim dhe ka vendosur që disa prej tyre duhet të transferohen në gjykatat e rretheve aty ku është regjistruar vepra penale. Gjykata e Posaçme do të gjykojë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dosjen e grupi të Habiljave, të akuzuar për trafik ndërkombëtarë droge, Arbër Çekajn, biznesmeni që dyshohet se ka marrë përsipër të transportonte sasinë prej 613 kilogram kokainë, Domart Konjarini i dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit, Gentian Dodën e akuzuar për korrupsion të gjyqtarëve, Aleks Pepën i dyshuar për grabitjen ne aeroportin e Rinasit ne vitin 2016.

Ndërsa çështjet  për gjykim, për të cilat pritet të shpallet moskompetenca me krijimin e Gjykatës së Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, janë vrasja e kryekomisar Artan Cukut, ku të akuzuar janë Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, dosja e Ahmet Ajetin i dyshuar për atentat ndaj ish-kreut të bandës së Durrësit në vitin 2005, që do të transferohet në Durrës.

Gjithashtu moskompetencë do të  shpallët edhe dosjen në ngarkim të Hysnie Hoxhallarin dhe Kasem Pirjasin, e cila akuzohet për  vrasjen e bashkëshortit dhe vjehrrës.

Hysnie Hoxhallari pas kryerjes së krimit i vuri flakën shtëpisë që ngjarja të dukej aksidentale. Gjithashtu dosja në ngarkim të Florenc Treses i akuzuar për trafikim lëndësh narkotike të kryer në bashkëpunim do të kalojë në gjykatën e Tiranës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!