Gjykata e Madridit urdhëron ndalimin e Puigdemont dhe të 4 ish-ministrave të Katalonjës

schedule22:09 - 3 Nëntor, 2017

schedule 22:09 - 3 Nëntor, 2017

Gjykata e Spanjës ka urdhëruar ndalimin e presidentit të shkarkuar të Katalonjës dhe të 4 ish-ministrave që gjenden në Belgjikë. Mësohet se urdhër-arestet kombëtare dhe ndërkombëtare kanë mbërritur tek autoritetet belge.

Gjyqtarja Karmen Lamela ka urdhëruar kërkimin dhe kapjen kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka lëshuar një urdhër ndalimi për Karles Puçdemont dhe katër ish-ministrat e qeverisë së Katalonjës. Kjo masë erdhi pasi këta të fundit u arratisën dhe kanë zgjedhur të qëndrojnë në Belgjikë duke injoruar thirrjet për të dëshmuar në gjykatë. Të pesë akuzohen për rebelim, kryengritje, përvetësim fondesh dhe mosbindje.
Gjykatësja e kësaj çështje pohon se Puçdemont përfitoi nga pozita e tij në krye të Qeverisë për të “kryer një referendum për pavarësi për të arritur shkëputjen e Katalonjës nga Spanja” së bashku me autoritete të tjera, zyrtarë publikë dhe subjekte publike dhe private të rajonit autonom. “Për këtë, ata promovuan dhe përdorën forcën kërcënuese dhe të dhunshme të sektorëve pro pavarësisë së popullatës, duke bërë thirrje për kryengritje dhe duke sfiduar rendin kushtetues” tha lamela.

Gjyqtarja ka vënë në dispozicion dhjetë makina, dy për çdo të hetuar. Në këtë mënyrë autoritetet spanjolle janë vënë në gatishmëri për rikthimin e ish-zyrtarëve në Madrid, në rast se urdhër-arresti pranohet nga prokurori federal belg. Mësohet se tek zyra e këtij të fundit kanë arritur urdhër-arrestet dhe janë futur në sistemin e policies belge. Gjithashtu në Bruksel kanë mbërritur dhe disa agjentë të policisë së Madridit që pritet të shoqërojnë Puçdemon dhe 4 ish-ministrat e qeverisë së Katalonjës.

Ndërkohë, edhe 8 anëtarë të tjerë të ekzekutivit të shkarkuar, që dëshmuan në seancën gjyqësore në Madrid, u arrestuan ditën e enjte. Të gjithë këta akuzohen për rebelim, kryengritje dhe shpërdorim fondesh publike. Zyrtarët e shkarkuar rrezikojnë deri në 30 vite burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!