Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Lartë rrëzon Belerin/ Nuk pranon rekursin për dënimin e tij me 2 vite burg

schedule10:50 - 27 Mars, 2026

schedule 10:50 - 27 Mars, 2026

Gjykata e lartë më një vendim së fundmi ka rrëzuar rekursin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe bashkëpunotorit të tij Pandeli Kokaveshi të cilët nuk u pajtuan me dënimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm që i shpalli fajtor për korrupsion në zgjedhje.

Konkretisht Beleri u dënua me 2 vite burg, ndërsa Kokaveshi 3 vite shërbim prove.

Ata iu drejtuan shkallës së tretë të gjyqësorit për të kërkuar pafajësi pasi pretendonin se nuk kishin kryer vepër penale.



Por tashmë me këtë vendim të Gjykatës së Lartë, legjitimohen vendimet e dhëna pranë GJKKO.

Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara datës kur do të votohej për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive.

Sipas organit të akuzës, rezultonte se i pandehuri Beleri ka ofruar nga 50 euro për tetë vota. Po ashtu, Beleri u akuzua se i kishte dhënë paratë nëpërmjet të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!