Gjykata e Lartë ka vendosur që të mos i pranojë rekursin Alfred Belerit.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Beleri kishte bërë rekurs kundër vendimeve që rrëzuan kërkesën për leje të posaçme për t’u betuar si kryetar në Këshillin Bashkiak të Himarës.
Gjykata e Posaçme e ka dënuar Belerin me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata pezulloi dënimin me burg dhe e vuri në shërbim prove për 3 vitet e ardhshme.”
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me dyshimin se iu dha para qytetarëve të ndryshëm në Himarë, në këmbim të votave të koalicionit “Bashkë Fitojmë./abcnews.al