Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata e Lartë e OKB-së: Izraeli, i detyruar të lejojë ndihmën në Gaza

schedule22:32 - 22 Tetor, 2025

schedule 22:32 - 22 Tetor, 2025

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka thënë se Izraeli ka detyrim ligjor për të lehtësuar shpërndarjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës nga OKB-ja dhe subjektet e saj për të siguruar përmbushjen e nevojave themelore të civilëve palestinezë atje.

Shefi i OKB-së më tej theksoi se shpreson që Izraeli do t’i përmbahej këtij vendimi shumë të rëndësishëm.

Por Izraeli e hodhi poshtë mendimin e GJND-së dhe këmbënguli se nuk do të bashkëpunonte me UNRËA-n.

Opinioni i gjykatës nuk është detyrues, por ka peshë politike dhe pritet të rrisë presionin mbi Izraelin që të bashkëpunojë me OKB-në dhe agjencitë tjera për ndihmë humanitare.

“Fuqia pushtuese asnjëherë nuk mund të përdorë arsye sigurie për të justifikuar pezullimin e përgjithshëm të të gjitha veprimeve humanitare”, ka thënë gjyqtari Iwasawa Yuji. “Pas shqyrtimin të provave, gjykata konstaton se popullsia e Gazës është furnizuar në mënyrë të pamjaftueshme”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!