Gjykata e Lartë e kthen në pikën zero dosjen për skandalin e pronave te “Rana e Hedhun”

schedule20:20 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 20:20 - 29 Dhjetor, 2021

Gjykata e Lartë vendosi sot që të rikthente për gjykim dosjen e tjetërsimit të pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin ku u dënuan 17 persona mes të cilëve dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj. Pa pranimit të rekursit për shkelje procedurale, dosja do të rigjykohet në Apelin e Shkodrës, por me një tjetër trupë.

Historia e dosjes së bujshme

Në 17 shtator 2020 ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u dënua me katër vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ai u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Gjykata e Lezhës la në burg edhe nënkryetarin e Bashkisë së Lezhës Enver Hafizi, i cili u dënua me 1 vit burg. I pafajshëm nga grupi prej 17 personash u shpall vetëm ish- futbollisti i Vllaznisë Renato Malotaj.

Fran Frrokaj dhe zyrtarët e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

VENDIMI I PLOTE I GJYKATES SE LARTE

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!