Gjykata e Elbasanit dha masat e sigurisë për tre pedagogët dhe katër sekserët e ndaluar për korrupsion. Katër prej tyre u lanë në burg, ndërsa tre të tjeret në arrest shtëpie. Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Xhuvanit” akuzohen për marrje ryshfeti nga studentët në këmbim të notave kaluese.
Pedagogët dhe personat që ushtronin rolin e sekserit tek universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan u paraqitën në gjykatë. Seanca ndaj tyre u zhvillua me dyer të mbyllura.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani vendosi që Dekani i Fakultetit Albert Riska të qendrojë në burg.
Masa e sigurisë për shefen e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi është 60 ditë arrest me burg.
Në qeli u la edhe Petrit Kodra dhe Marjus Calja të dyshuar si sekser në këtë skemë korruptive.
Ndersa per pedagogen Erjola Calja dhe dy sekserët e tjerë gjykata vendosi arrest shtëpie.
Të ndaluarit nuk e pranuan akuzën dhe avokatët mbrojtës ishin kundër kërkesës së prokurorit. Sipas tyre arrestimi ështe i paligjshëm dhe se ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.
Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet ne sezonet e provimeve gjatë periudhës 2012-2018. /abcnews.al