Gjykata e Durrësit lë në burg rusin 34-vjeçar

schedule12:03 - 14 Korrik, 2019

schedule 12:03 - 14 Korrik, 2019

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin rus Rasul Mislaev 34 vjeç, me qëllim ekstradimi. 34 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”. Ai kishte hyrë në vendin tonë si emigrant i paligjshëm.

Ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur tre ditë më parë nga policia  e Shtetit në Shqipëri në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere. 34-vjeçari thuhet se në Qershor të vitit 2013 është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar Shtetit Islamik (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!