“Gjykata e Apelit të Përgjithshëm e vogël”, Llagami: Ka rënë numri i zhvillimit të seancave

schedule11:31 - 23 Qershor, 2023

schedule 11:31 - 23 Qershor, 2023

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me hartën e re gjyqësore.

Llagami është shprehur se tashmë nuk është ndeshur asnjë problem në lidhje me zbatimin e hartës së re gjyqësore, ku sipas saj deri më tani duket se ka funksionuar mirë.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se tashmë qytetarët nuk kanë vetëm zyrën e informimit për të marrë shërbimet e duhura por mund të drejtohen dhe në gjykatat e ngritura dhe përmes telefonit.

Zbatimi i fazës së tretë që prek gjykatat administrative të cilat do të bashkohen në dy gjykata gjykata e shkollës së parë në Tiranë dhe në Lushnje për herë të parë që ka sfidat e veta por kemi arritur që të marrim masat për të krijuar komoditetin për qytetarët. Qytetarëve duhet që tu informohet mënyra e marrjes së shërbimit, jo vetëm për mes zyrave të shërbimit, por përmes telefonave dhe gjykatave të krijuara rishtazi,  në këto 4-5 muaj të zbatimit të hartës nuk kemi pas problematike të dosjeve dhe të zvarritjes së vendimeve. Në zbatimin e hartës së re gjyqësore shpresoj që të kemi një zbatim pa problem”, ka thënë ajo.

Ndërkohë në lidhje me pyetjen për plotësimin e numrit të Gjyqtarëve në gjykatën e Apelit ajo është shprehur se është e rëndësishme që deri më tani kemi një ecuri të mirë për trajtimin e dosjeve.

Ndër të tjera ajo është shprehur se në fokus gjithashtu është dhe sigurimi I infrastrukturës pasi sipas saj deri më tani godina është e vogël dhe nuk është e mjaftueshme për 78 gjyqtarët që ne presim të bëjmë pjesë të Apelit.

Në gjykatën e Apelit këshilli ka marrë vendimin që numri të jetë 78, aktualisht janë 24 gjyqtarë dhe janë hapur 12 vende vakante për të cilat është e pritshme plotësimi i tyre. Ajo që kam parë gjatë veprimtarisë së kësaj gjykate është se po mbahet ritmi dhe po shkohet në rezultate të qarta, dhe gjyqtarët në këto gjykata tashmë janë të fokusuar në zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe nuk lëvizin nëpër gjykatat e tjera për të plotësuar mungesën në trupën gjykuese.

Me godinat e gjykatave jemi duke vepruar bashkë me prokurorinë e Përgjithshme për të pasur mundësi për një shërbim sa më të mirë për qytetarët. Godina aktuale nuk i ka kushtet për të pritur 78 gjyqtarë por ka kushtet që të presë pak më shumë se ato që ka. Dhe ne tashmë kemi bërë kërkesë Prokurorisë dhe Bashkisë së Tiranës për të dhënë një tjetër godinë në shërbim të kësaj gjykate”, është shprehur ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!