Gjykata cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 të arrestuar

schedule14:06 - 22 Qershor, 2019

schedule 14:06 - 22 Qershor, 2019

Gjykata e penale e Tiranës cakton masën e sigurisë arrest me burg 20 ditore për tre të arrestuarit në Vorë për dëmtim të materialeve zgjedhore. Gjyqtarja Adrian bera vlerësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Leonard Hajdarin, Ylli Hajdarin dhe Altin Picarin.

Ata u arrestuan pasi tentuan që të futen në ambientet e KZAZ nr. 26, në shkollën 9–vjeçare Marqinet, ku dhe janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë, të vendosura para hyrjes së shkollës në ruajtje të KZAZ-në.

Sipas organit të akuzës këta tre persona kanë kaluar hekurat e rrethimit të shkollës nga ana e pasme e saj dhe janë futur forcërisht brenda ambienteve ku ndodhet KZAZ-ja nr. 26, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë djegur tek shkallet e palestrës një kuti kartoni të dhomës së fshehtë të votimit.

Organi i akuzës i  kërkoi gjykatës që të caktonte masën e sigurisë arrest në burg pa afat./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!