Gjuzi: Prej 20 vitesh jam nismëtar i mbrojtjes së Teatrit, ky është shkatërrim i kulturës

schedule09:33 - 17 Maj, 2020

schedule 09:33 - 17 Maj, 2020

Situata në zonën pranë Teatrit Kombëtar është jo pak e tensionuar ndërsa i pranishëm ndër të tjerë është edhe deputeti Kujtim Gjuzi.

Gjuzi tha për gazetarët që ka ardhur direkt nga Vlora për të ndjekur atë se çfarë po ndodh me Teatrin në Tiranë. Gjuzi u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës parlamentare që “të jenë këtu me qytetarët e Tiranës, për këtë vjedhje…”

Deputeti u shpreh:

“Në këtë moment Edi Rama është treguar një kusar jo vetëm i botës por edhe i kulturës shqiptarë. Unë jam një nga nismëtarët e mbrojtjes së Teatrit prej 20 vitesh. Vij nga Vlora tani. U bëj ftesë të gjithë deputetëve të opozitës parlamentare të jenë këtu me qytetarët e Tiranës, për këtë vjedhje për këtë grabitje për këtë shkatërrim të kulturës shqiptare. Pastaj unë do dal me propozimin tim brenda grupit të opozitës.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!