Gjuzi kundër ligjit për emigrantët, i kthehet Çuçit: Ishe mirë te Bujqësia, more mëkatet mbi supe

schedule12:51 - 24 Qershor, 2021

schedule 12:51 - 24 Qershor, 2021

Opozita parlamentare ka dalë kundër projektligjit të propozuar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi për lehtësimin e procedurave për leje qëndrimi për emigrantët e huaj në Shqipëri.

Deputeti Kujtim Gjuzi deklaroi se do votojë kundër duke kërkuar rishikim të pikës për qytetarët e Kosovës të cilët kategorizohen me ata të SHBA dhe BE për të marrë një leje 5-vjeçare.

“Ishe mrekullisht mirë te Bujqësia nuk e di pse vajte të marrësh gurin e Sizifit dhe të mbash mëkatet e maxhorancës mbi supet tua. Unë e deklaroj votën time kundër projektligjit, Aleanca jonë dhe ne që punuam të ishim anëtarë të NATO-s e lejoi Kosovën.

Shqiptarët në trojet e veta etnike.9 muaj më parë ishte një rast tipik i azilantit politik që ministry deshi ta çonte në kufirin e gjelbër me Shqipërinë.

Çfarë ndodh me emigrantët që i kemi marrë në mbrojtje ne. Si është situata. Sa sirianë dalin sot në semaforët e Tiranës. Si është situate. Kjo punë do seriozitet. Që ky projektligj të mos vinte me shpejtësinë që erdhi”, u shpreh Gjuzi. m.v/abcnews.al