Gjuzi: Dy parti gjakosën Ditën e Verës, shqiptarë mos i votoni!

schedule10:55 - 16 Mars, 2021

schedule 10:55 - 16 Mars, 2021

Deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi ka dënuar përplasjet fizike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Elbasan në Ditën e Verës.

Nga foltorja e Kuvendi, Gjuzi zbuloi se bashkë me aleatët e tjerë të koalicionit të tyre nuk shkuan në Elbasan atë ditë sepse e dinin se do të kishte përplasje.

Deputeti i ka cilësuar PS dhe PD si dy forca kriminale, dhe u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos i votojnë.

 

“Nuk mund të shkohet në zgjedhje me njerëz të armatosur, ne kishim plan për të vajtur dhe të bashkohemi me qytetarët e Elbasanit, por nuk vajtëm se e dinim që atje do kishte përplasje për të thënë  se dy forca politike drejtojnë vendin. Këto janë dy forca politike kriminale që kanë shitur detin, kanë vrarë njerëz. Ju shqiptarë dilni kundër këtyre kriminelëve që gjakosën Ditën e Verës në Elbasan”, deklaroi Gjuzi. g.v/abcnews.al