Kolegë të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny thonë se kanë gjetur një shishe uji me gjurmë të agjentit nervor Novichok.
Shishja e ujit u gjend në dhomën e tij të hotelit pas helmimit, shkruan abcnews.al
“Dy javë më vonë, një laborator gjerman gjeti gjurmë të agjentit nervor Novichok në një shishe nga dhoma e hotelit Tomsk,” thanë ata.
“Dhe, më pas tre laboratorë të tjerë morën kampionet e Alexei-t dhe vërtetuan që ai ishte helmuar më atë agjent nervor. U bë para se të largohej nga dhoma për të shkuar në aeroport.”
Një laborator ushtarak gjerman ka përcaktuar që Navalny u helmua me Novichok, i njëjti grup agjenti nga epoka Sovjetike për të cilin Britania tha se ishte përdorur për ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Salisbury, në 2018.
Navalny u sëmur ndërsa udhëtonte nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe u dërgua më pas për të marrë trajtim mjekësor në Gjermani.
Aty ai më pas u fut në koma për më shumë se dy javë ndërsa trajtohej me një anti-helm. Më tej Navalny u shkëput nga aparaturat dhe mund të marrë frymë vetë.
Të martën, ai postoi një foto të tij nga shtrati i spitalit në Berlin ndërsa shoqërohej nga bashkëshortja dhe fëmijët. s.b/abcnews.al/